Kandidati humbës i PD-LSI për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, akuzon prej dy ditësh, përmes portalit të Vesho Mallistit, kryetarin e grupit të PD Gazmend Bardhin si dhe kryetarin e PD-së Sali Berishën për bashkëpunim me Erion Veliajn kundër SPAK-ut si dhe për të zbehur arrestimin e dy ish drejtorëve të Veliajt, të cilët Belo i ka identifikuar si shkaktarë për humbjen e tij me 60 mijë vota përballë Veliajt.
Belindi akuzon Gazmend Bardhin, përmes medias afër rij CNA se po godet besueshmërinë e opozitës me Babale, siç ishte ‘denoncimi’ i fundit i një fjalëkryqi për Oli Ramën, një sharlatanizëm që bën pis edhe punën ‘serioze’ të Belos me ‘bletën e Tatimeve’ në SHQUP për denoncimin e inceneratorëve dhe abuzimeve në Bashkinë e Tiranës.
Sipas Këlliçit, Gaz Bardhi hodhi Babalen 2 kundër Olsi Ramës ditën që SPAK arrestoi dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, duke mbytur zhurmën e arrestimeve, për të cilat Belo ‘rreh gjoksin’ se është merita e tij. Ai pretendon se Bardhi u nxit nga Veliaj për të hedhur Babalen 2 për Olsi Ramën, me qëllim për të zbehur arrestimet e ‘armiqve’ të Belos në Bashkinë e Tiranës nga SPAK.
Krahas Bardhit, Këlliçi akuzoi sot Sali Berishën se po merr në mbrojtje Veliajn, duke relativizuar rëndësinë e arrestimeve në Bashkinë e Tiranës dhe u përqëndruar te Edi Rama.Në një kohë kur Familja Berisha ka halle të tjera, Këllici mendon se aksioni opozitar duhet të njësohet me dramën e tij politike, që është humbja me 60 mijë vota përballë Veliajt për Bashkinë e Tiranës.
Ai mendon se SPAK po merr hak për humbjen e tij të padrejtë, duke arrestuar shtabin elektoral të Veliajt.
E vërteta janë shifrat, faktet dhe realiteti. Pushteti në Shqipëri buron nga Partia Socialiste, e cila që nga themelimi i saj ka humbur vetëm 1 palë zgjedhje, ato të vitit 1992, kur njerëzit nuk e njihnin mirë Sali Berishën dhe kërkonin ndarjen nga regjimi komunist.Nga 1992 deri në 2023, PS-ja ka fituar çdo palë zgjedhje.
PS i ka fituar zgjedhjet edhe kur i ka lëshuar, si në vitin 2005 apo në vitin 2009.Dhe PS-ja nuk është as Edi Rama dhe as Erion Veliaj. PD-ja me në krye Lulzim Bashën humbi 7 palë zgjedhje radhazi përballë PS. Në 2021, Berisha e përzuri Lulzim Bashën si humbës serial, beseprerë dhe si i shitur te Edi Rama. Erdhi vetë në krye PD.
L