Lindita Nikolla pazar me Berishën, njeh Gazmend Bardhin si kryetar të grupit të PD!

Po vazhdojnë efektet e pazarit Rama- Berisha, të bërë fshehurazi në dhjetor 2023, të finalizuar më 14 shkurt 2024 në ditën e Shën Valentinit dhe nënshkruar më 15 mars në 16-vjetorin e Gërdecit, nëpërmjet Bledar Çuçit e Gazmend Bardhit te zyra e krye parlamentares Lindita Nikolla.

Shenja e parë e pazarit, u dha me lidhjen PS- Foltore, pastaj me pëlqimin e Sali Berishës, për të anuluar komisionet e aferave të Edi Ramës, si udhëtimet me çarter, kullat e Alabbar, resortet strategjike, dosjen e Olta Xhackës, dosjen “McGonigal”, gjobën Bechetti 130 milionë Euro etj.

Lidhja e tyre u bë hapur, me bashkimin e votave PS-Foltore në parlament, kur po sipas pazarit Rama- Berisha, u miratuan dy komisione hetimore pa asnjë ndikim si Check-up e Pajisjet Kirurgjikale, duke anuluar komisionet hetimore të hemodializës së Klodian Allajbeut e laboratorëve të Janis Karathanos, ku kanë ortakëri familjet Berisha-Meta.

Por pazari ka vijuar me njohjen zyrtare, që Edi Rama si Kryetar i PS e kryeministër, PS-ja si forcë politike në pushtet dhe krye parlamentarja Lindita Nikolla; pas spostimit të PD-së zyrtare nga partneriteti, po bashkëpunojnë me Foltoren kur ky grupim anti SHBA-BE nuk është parti politike.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka filluar ta regjistrojë e ta paguajë Gazment Bardhin si Kryetar të Grupit Parlamentar të PD, kur as zyrtarisht e as “de facto” nuk ka asnjë lidhje me grupin parlamentar të PD zyrtare, mbasi është përjashtuar prej saj e ka shkuar te Foltorja e Sali Berishës.