Skandali/ Çuçi zbulon si e kontrollon Rama drejtësinë

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka nxjerrur zbuluar shefin e tij Edi Rama. Kryeministri është shumë i kujdesshëm që në çdo dalje të tij të krenohet se reformën në drejtësi se e bëri PS (por në fakt ka qenë këmbëngulja e ndërkombëtarëve) dhe se drejtësia funksionon e pavarur.

Por një lajm i dalë nga zyra e shtypit të PS ka nxjerë zbuluar Ramën dhe kontrollin që ai ushtron ndaj drejtësisë!

Në mbledhjen e grupit të PS, Bledi Çuçi ka thënë se të enjten kalon për votim në seancë plenare marrëveshja me Italinë për emigrantët. Por këtu lind pyetja, ku e di Bledi Çuçi se kur i zbardh Gjykata Kushtetuese vendimet e marra nga trupa gjykuese?

Çuçi ka thënë në mbledhje se vendimi i Kushtetueses do zbardhet këto ditë dhe të enjten e kalojnë direkt për votim në seancë! Po ku e mori këtë informacion Çuçi?

Kjo dëshmon qartë kontrollin e mazhorancës mbi drejtësinë. Dhe sigurisht nuk vonoi shumë. Pak orë pas deklaratës së Çuçit publikohet vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese. S’kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, PS e dha urdhrin: të enjten duhet të votohet në Kuvend!