Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për studentët e mjekësisë!

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë për ligjin që i detyron ata të punojnë 5 vite brenda vitit, përndryshe nuk marrin diplomën. Por në thelb ka rrëzuar qeverinë që donte ti mbante me dhunën e ligjit studentët për 5 vite të bllokuar!

Gjykata Kushtetuese thotë se afati 5-vjeçar për të punuar me detyrim është i rëndë dhe jo proporcional. Pikërisht këtë pikë Kuvendi duhet ta ndryshojë në ligjin për studentët e Mjekësisë.’Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 21.12.2023 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit dhe një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 4. pikat 1, shkronja “e”, 2, shkronja “b”, 3. shkronja “b” dhe nenit 5.

Fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetësor ndaj shtetasve, të parashikuar nga neni 55 i Kushtetutës.

Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim.

Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.

Studentët me këtë fitore ja arritën të mundin gjithë klasën politike sidomos opozitën që ska fituar asnjë betejë me qeverinë Rama.