Prej shume vitesh zhvillohen aktivitete ku jane marre qindra milione leke fonde ne emer te Universitetit te Mjekesise nga persona dhe organizata jofitimprurese jashte cdo norme ligjore.

Organizata kryesore e cila eshte akuzuar vazhdimisht nga studentet per perfitime quhet “Brainstorm”. Për të cilën do të flasim në ditët në vijim. Keto dokumenta që tregojnë këto dyshime të forta jane shembull i paster që tregojnë sesi per aktivitete te mbuluara nga Universiteti i Mjekesise disa vote më parë, kjo organizate ka arketuar te ardhura nga pjesemarresit ne aktivitete me tarifa qe variojne nga 30 deri ne 200 euro dhe sikur te mos mjaftonte kjo nuk ka arketuar asgje mbrapsht drejt Universitetit te Mjekesise fonde që do të shkonin për aktivitete ose logjistikë.

Te gjitha te ardhurat jane derdhur ne llogari personale!

E njejta gje ndodh dhe ne Fakultetin e Mjekesise Dentare, ku njerez me lidhje familjare me organizaten e mesiperme drejtojne nje tjeter organizate jofitimprurese, ”Shoqata Kombetare e Profesionisteve Dentare me te njejtin qellim dhe aktivitet te dyshimte si organizata Brainstorm.

Kjo eshte nje skeme e mirefillte e pervetesimit te te ardhurave pa të drejtë.
Mos të harrojme që studentët protestojne shpesh për kushte, literature, praktika apo hapësira mësimore; ndërkohë fondet shkojnë për qëllime dhe përfitime personale!
Në levizjen e fundit, rektori Arben Gjata nuk pranoi të reagonte apo të mbeshteste studentet e Universitetit te Mjekësisë dhe eshte po ai qe dyshohet se mbron skema te tilla abuzimi! Kuqezi do të publikojë edhe fakte të reja me emra konkrete, tani është koha që SPAK ti shktojë deri në fund këtyre abuzimeve! Vijon!