Berisha ‘burgoset’ në shtëpi, do ruhet dhe me roje! ‘Partizani’ fundos ish-kryeministrin

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën.

Vendimi ekzekutohet menjëherë nga ana e policisë. Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish kryeministrit

Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.