Prej javësh mazhoranca I ka kaluar punimet e komisoneve parlamentare online, për shkak të kaosit të lrijuar nga deputetët e Rithemelimit.
Mirëpo duket se deputetët e Ramës nuk I kanë marrë shumë seriozisht punimet në komisione, saqë një grup prej tyre sot ja kanë plasur të qeshurës.
Ishte deputeti Jurgis Çyrbja, i cili ja plasi të qeshurës teksa prezantonte pr.ligjin për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë.
Duket që Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.
E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën sa e mbylli zoom.