Bashkimi Europian ka emëruar Silvio Gonzato si ambasador në Tiranë. Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell njoftoi emërimin e Gonzatos në krye të delegacionit të BE-së në vendin tonë. Ai do të emërohet zyrtarisht ditën e nesërme.
Gonzato është një emër i spikatur në diplomacinë europiane. Po ashtu ai është pjesë e komunitetit LGBTQ, ku shpesh ka marrë pjesë në protesta për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti. Kuqezi sjell disa foto të ambasadorit të ri të BE në Tiranë duke udhëhequr protestat dhe disa me partnerin e tij.
Gonzato ka shërbyer më parë si zëvendës ambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.



