Në bisedat e fundit të zbardhura nga SPAK në aplikacionin Sky Ecc ku u arrestua edhe oficeri i policisë Dadan Gjoni flitet edhe për vota. Në një bisedë të datës 5 mars 2021 oficeri i policise i kërkon një shtetetasi përdoruesi i Skai që ta ndihmojë për të siguruar vota për deputetin aso kohe Myslim Murrizi.
Dedan Gjoni shkruan se e ka mik dhe ka detyrime. Përdoruesi tjetër i Skait i thotë se mund te sigurojë menjëhere 15 vota nga Valencia ku ai ndodhet. Por oficeri i policisë i kërkon që ai të angazhojë dhe të lajmëroi edhe njerëzit e tij në Shqipëri si nipërit e njerëz të afërm.
Në dosje thuhet se në datën 05.03.2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik dhe se biseda bëhet në orën 18:28:53.
Dedan Gjoni komunikon me përdoruesin J… dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiperise.
Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:Dedan Gjoni –Si te kam.J… Ca bëre shok….mir je…un mir qetësi pz…
Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me votaJ …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz…kam shum dyshime per ty…Dedan Gjoni- Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj….J… Më pëlqen…kam simpati…
Dedan Gjoni–Eshte i vetmi që kam mik e detyrim…Me ndihmon mua……A më ke shok…J…Nja 15. Vota ti jap nga valencia online…kto që kam me dokumenta..
Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë… Hahaha…J- Aty do jem per vitime…Dedan Gjoni: Ok shok… Mirardhsh.