Kompania e Aleksandër Frangaj, 12 ml euro nga Balluku për skarpatet e rrugës së Arbrit.

Aleksandër Frangaj është një ngë personazhet më të veçantë në Tiranë, fiton nga çdo qeveri miliona euro, punë publike, favore apo edhe tolerime të ndryshme klienteliste.

Kuqezi ka mësuar se Frangaj me kompaninë e tij satelit që e përdor për të firuar tendera por mos me dalë publikisht, ka fituar një tender në tetor të këtij viti për sistemimin e skarpatave në Rrugën e Arbrit, një aks rrugor që ka shkaktuar një rritje të skajshme të kostove dhe ende i papërfunduar.

Në kontratën si më poshtë: 1006054 ARRSH “Sistemimi dhe rivitalizimi I skarpatave ne shkallen e Tujanit” Shkresa nr. 5746/1 dt 08.11.2023, Sit nr.2, fat 9/2023 dt 05.07.2023, Kontrata nr.9096/5 dt 25.11.2022, kompania ka fituar tenderin në fjalë, ndërsa rruga e Arbrit vijon të letë probleme të mëdha.

Kujtojmë që sipas mediave Aleksander Frangaj bosi i Tv Klan e përdor këtë kompani nëpërmjet kunatit të tij Erion Gina. Frangaj një gazetar ne fillimet e tij, ka kaluar në disa stade duke u kthyer në biznesmen agresiv.