TIRANË- Kancelarja gjermane, Angela Merkel nesër do të vijë në Tiranë, ndërkohë që është zbardhur edhe axhenda e vizitës që do të zhvillojë në vendin tonë.Merkel do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisedë ‘Tête-à-tête’, (kokë më kokë) me kryeministrin Edi Rama.
Më pas pritet që të ketë një takim mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Në fund pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel, në ambientet e Tirana Business Park.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
Tirana, 14 Shtator 2021
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve ballkanike.