Qeveria e re/ Meta letër prokurorisë: Verifikoni emrat që Rama ka propozuar për ministra

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar prokurorisë së përgjithshme informacion mbi emrat që kryeministri, Edi Rama ka propozuar në postet e ministrave të kabinetit qeveritar. Përpara se të dekretojë anëtarët e rinj të kabimetit qeveritar Meta ka kërkuar informacione nëse kanidatët e propozuar nga Rama janë në procese gjyqësore, apo në fazë vlerësimi për të nisur hetime ndaj tyre.

Kuqezi ka siguruar shkresën e firmosur nga sekretarja e përgjitshme e presidencës, Ornela Zonja.

“Nëse i keni këto të dhëna kërkojnë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm”, thuhet në shkresë.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama u dekretua nga Presidenti më 10 shtator, ndërsa pritet që të dekretohen edhe anëtarët e rinj të kabitetit.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’:

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca

Ministre e Kulturës   Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve